Politikanët premtojnë gazifikim por punët nuk janë askund për të njëjtin

Të paktën edhe tre vite gazifikimi do të mbetet vetëm në letër, thonë ekspertët. Analizat e tyre tregojnë se në Maqedoni ende nuk janë vendosur bazat e gazifikimit, që do të thotë se skenari më optimist është se amvisëritë të furnizohen me gaz pas 5 viteve e më tepër. Sipas ekspertëve, deri sa gazifikimi i shtetit shihet si propagandë, ky projekt kapital asnjëherë nuk do të realizohet, njofton Alsat-M.

“Shteti dhe Qyteti i Shkupit dëshironin që maksimalisht të përfitojnë, gjegjësisht kërkonin nga investitotrët që në afat sa më të shkurtër kohor të ndërtojnë rrjet për shpërndarje, madje në pjesët e largëta siç është Saraji dhe Petroveci, të ndërtohen 75% nga ky rrjet, që është e papërballueshme në aspekt ekonomik për një investitor. Por, ky rrjet për 5 deri në 7 vite mund të zgjerohet, por në fillim, apo më saktë në tre vitet e para nuk do të mund t’i kthejnë shpenzimet e tyre pasi do të kenë humbje” – deklaroi Konstantin Dimitrov, komiteti energjetik i Maqedonisë.

Për dallim nga Dimitrov, drejtori i Makpetrol, Andrea Jisifovski, thotë se qeveria e Nikola Gruevskit për t’i evituar kontrollet gjatë furnizimeve publike, qëllimisht e ka larguar kompaninë “Gama” e cila në të kaluarën ka ndërtuar pjesën më të madhe të rrjetit të gazit në vend.

“Në këtë gazsjellës u vodhën 50 milion euro. Sipas projektit të “Gama”, ky gazsjellës do të kushtonte 25 milion. Që të evitohet kontrolli i furnizimeve publike, u formua ndërmarrje e re publike – tha Andea Josifovski, kryetar i këshillit drejtues të Makpetrol.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP