Punëtorët e shkollës në Strugë janë pa sigurim shëndetësor, kërcënojnë me protesta!

Tani më pesë muaj të punësuarit në shkollën fillore “Josip Broz Tito” në Strugë janë pa sigurim shëndetësor. Si pasojë, të gjitha kontrollet mjekësore ata detyrohen t’i paguajnë privatisht. Një pjesë e punonjësve thonë se pas një procesi gjyqësor, në punë është kthyer ish drejtorja të cilës duhet t’i paguhen të gjitha detyrimet për dy vitet e gjysmë, aq sa ka zgjatur kontesti gjyqësor, njofton Alsat-M.

Për situatën e këtillë, nga Këshilli i shkollës i kanë njoftuar të gjitha inspektoratet relevante dhe Ministrinë e arsimit, por se të gjithë kanë hedhur përgjegjësinë. Punonjësit paralajmërojnë se hapi i radhës do të jetë organizimi i protestave dhe ngritja e padive.

Drejtorja aktuale e shkollës, Lidija Gogoska përmes telefonit deklaroi se po tenton që problemin ta tejkaloj në mënyrë institucionale. Edhe nga komuna e Strugës thonë se po punojnë për zgjidhjen e problemit që ka lindur si pasojë e përplasjeve mes vet drejtuesve të shkollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button