Riorganizimi i lëvizjes politike të shqiptarëve në Maqedoni është i domosdoshëm

Pas zgjedhjeve vendore të radhës do të jetë i domosdoshëm rirendimi i lëvizjes politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Të gjithë duhet të pëgatiten për sfidat e reja, intelektulët e ndërgjegjshëm, mësimdhënësit, punonjësit shkencorë, shkrimtarët, krijuesit, biznesmenët dhe afaristët, bujqit e punëtorët, sidomos rinia e pamposhtur, që së bashku t’ia kthejmë dinjitetin popullit shqiptar në këtë shtet.

Nuk do të presim si gjithmonë vetëm nga jashtë, por me forcat tona të përbashkuara do ta ndyshojmë fatin, të sotmen dhe të ardhmen. Vetëm ne mund ta sigurojmë lirinë dhe të drejtat që na takojnë, barazinë e munguar, ta mbrojmë dinjitetin e nëpërkëmbur, t’i çarmatosim njëherë e mirë mashtruesit, demagogët, lajkatarët, pjatalëpirësit, të etshmit për pushtete të huaja, matrapazët e xhambazët, patriotët tebdil, kriminelët, hajnat, servilët, argatët e shërbëtorët e huaj, klikat politike dhe fetare për realizimin e agjendave armiqësore në trojet shqiptare.

Ne patjetër duhet t’i dalim zot tokës sonë, të drejtave tona, popullit që kurrë nuk iu thanë lotët nga sundimi i huaj, krimet, hajnitë e tradhtitë!

Ata që hamenden e pritojnë, ata që janë të përgjumur apo nuk duan, ata që nuk shohin më larg e nuk besojnë, le të rrinë e presin mes llumit të injorancës dhe prapambetjes, deri në ditën e ngadhnjimit, mjafton të mos jenë kundër. Heshtja është miratim dhe nënshtrimi është mallkim!

Këtë fat që patëm deri më sot nuk duhet ta nënshkruajmë me dorën tonë, për gjakun e derdhur ndër shekuj për të liri dhe të drejta, për paqe, progres dhe barazi mes njerëzve, për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne dhe brezat e ardhshëm!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button