Mbaroi TIFF Oda film festival në Tetovë, ja kush janë fituesit

Pas një jave plot filma, debate për filma dhe muzikë, mbrëmë mbaroi TIFF Oda film festival në Tetovë, i cili u përmbyll me filmin “Rregulla Arti”, njofton Portalb.mk.

Drejtori i këtij festivali, Sabedin Selmani thotë për Portalb.mk se organizimi shkoi shumë mirë dhe se ky festival u mirëprit tejmase nga adhuruesit e filmit.
TIFF Oda film festival në Tetovë
“Organizimi ishte shumë i mirë, dhe gjithashtu kësaj radhe kishim edhe shumë vizitorë. Kësaj radhe edhe mbylljen e kishim speciale, pasi që filloj jazzfesti. Gjithçka ishte në nivelin e duhur dhe jemi shumë të kënaqur me këtë realizim që u bë”, tha për Portalb.mk, Selmani.

Ja çmimet që u ndanë në këtë festival:

Kategoria – WIN PANORAMA ( Filmat e shkurtër në konkurrim)
Përbërja e jurisë:
1.MEVLAN Shanaj
2.BURBUQE BERISHA
3.LLAZAR SEKULOVSKI

Filmi më i mirë
I’ve got you – Poloni

Regjia më e mirë
Approachhing- Republika Ceke

Montazhi më i mirë
Fight for death-Maqedoni

Kinematografia më e mirë
Bon appétit-Shqiperi

Filmi më i mirë i Animuar
Ethnophobia-Shqiperi-Greqi

Çmimi i publikut
Toka-Maqedoni

Kategoria: Student panorama

Filmat Studentor në konkurrim:

Dokumentari më i mirë studentor
Studants – FDU- Maqedoni

Filmi më i mirë Studentor
First Kiss-Fiofa

Çmim nderi
Man with the will of steel-Bosnja dhe Hercegovina

Ndryshe, ky festival u hap me festivalin “Hunting Flies” drejtuar nga Izer Aliu, film i prodhuar nga prodhimi norvegjez dhe i realizuar në Maqedoni. Qëllimi i këtij festivali është qasja e të gjithë artistëve të filmave me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve, shkëmbimit të ideve, prezantimit të veprave kulturore, etj.

TIFF Oda film festival në Tetovë

Brenda kësaj jave të festivalit janë shfaqur filma nga vende dhe artistë të ndryshëm.
Ndërkohë, pas mbarimit të festivalit të filmit, pas 3 viteve rikthehet në Tetovë manifestimi JazzFest Tetova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button