Hokejisti Ovechkin arriti rekord që nuk është shënuar në 100 vite

Ylli rus i hokejit në akull, Alex Ovechkin, anëtar i klubit, Washington Capitals, është bërë lojtari i parë i Ligës Kombëtare të Hokejit (NHL), që i ka shënuar nga tre gola në dy ndeshjet e para të sezonit, në 100 vjetët e fundit.

Mbrëmë Ovechkin i ka shënuar katër gola për ekipin e tij, i cili fitoi me rezultat 6:1, kundër skuadrës, Montreal Canadiens, pasi në ndeshjen e parë të sezonit, kundër klubit Ottawa, i shënoi poashtu tre gola (hat trick), duke i kontribuar fitores së ekipit të tij.

Kështu, hokejisti rus u bë lojtari i katërt në NHL që i ka shënuar nga tre gola për ekipin e tij, në dy ndeshjet e para të sezonit. Por, ky është i pari që këtë rekord e arriti në 100 vitet e fundit.

Në vitin 1917, tre lojtarët e tjerë kishin arritur që në dy ndeshjet e para të shënonin nga tre gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button