Merkel pohon vështirësitë në formimin e qeverisë

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka pohuar vështirësitë në procesin e formimit të qeverisë së re.

Të shtunën ajo foli para rinisë konservatore, ku tha se përballja e vërtetë për formimin e qeverisë pritet të dielën. Merkel shpalli ndërkohë zyrtarisht bisedimet për koalicion me Të Gjelbrit e liberalët. Për herë të parë pas humbjeve të ndjeshme të unionit konservator, CDU/CSU në zgjedhjet e Bundestagut më 24 Shtator, kancelarja gjermane, Angela Merkel doli para një publiku të gjerë partiak. Pas humbjeve të unionit, kreu i Unionit të të Rinjve konservatorë për Bavarinë, Hans Reichhart kërkoi në takim ndërrim të plotë të kursit të kancelares Merkel, trasmeton Sovrani.

Sipas tij partitë e unionit pësuan “një dështim të madh”. Ne jemi për të djathtën dhe qendrën, “por nuk duam të jemi të hapur nga të gjitha anët”, theksoi Reichhart në konferencën e unionit rinor. Ndërkohë kancelarja Merkel ka shpallur zyrtarisht bisedimet për krijimin e koalicionit të njohur si “Xhamajka”.

Në takimin e unionit të të rinjve, ajo tha edhe se një koalicion të mundshëm mes liberalëve dhe Të Gjelbërve do ta vendosë një kongres i partisë, CDU. Me këtë Merkel pranoi kërkesën e unionit rinor që kërkon votën e partisë për koalicion. Në Drezden Merkel tha, se nuk ka alternativë tjetër, “pasi është e qartë, që SPD-ja për një kohë të caktuar në nivel federal nuk është më e aftë për qeverisje.”. Organizata rinore e CDU-së dhe CSU-së ka kërkuar para konferencës tre ditore, mprehjen e profilit konservator dhe ndërrime personeli pas humbjeve në zgjedhje. Kreu i Unionit të të Rinjve, Paul Ziemiak u shpreh të premten në mbrëmje, se CDU dhe CSU duhet të sheshojnë shpejt diferencat mes tyre mbi kufirin maksimal të refugjatëve, me qëllim që në fillim të javës së ardhshme të fillojnë bisedimet për krijimin e koalicionit me Liberalët e Të Gjelbrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button