Erdogan të hënën në Serbi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të qëndrojë Serbinë nga data 9 deri në 11 tetor, ku do të takohet dhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Qëllimi bazë i vizitës është përmirësimi i lidhjeve dypalëshe mes dy vendeve.

Sipas një deklarate me shkrim nga zyra për shtyp e presidencës turke, Erdogan do të shkojë në Serbi pas vizitës së tij në Ukrainë dhe do të mbajë takime bilaterale me Vuçiqin si dhe do të nënshkruajë marrëveshje të ndryshme.

Forumi i Biznesit Turqi-Serbi do të mbahet gjithashtu gjatë vizitës së presidentit.

Ambasadori serb në Turqi, Danilo Vuçetiq më parë tha se vizita e Erdoganit do të synonte mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe për këtë arsye ai do të shoqërohej nga një grup biznesmenësh.

Presidenti serb vizitoi Turqinë për Kongresin e 22-të Botëror të Naftës, i cili u zhvillua në korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP