Barcelona mund të mbetet jashtë La Ligës, ja pse

Kryetari i Ligës Profesionale të Spanjës (LFP), Javier Tebas, tha se në rast se Katalonja shpall njëanshëm pavarësinë, do të takojë përfaqësuesit e klubeve katalane dhe do të përjashtojnë klubet që mbështesin pavarësinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Tebas në një konferencë në qytetin Villareal, tha se “Fatkeqësisht, jam duke shikuar një mundësi të La Liga, pa Barcelonën dhe Espanyolin. Në rast se ndodh kjo La Liga mund të humbë vlerë që vështirë mund të rifitohet”.

“Në rast se Katalonja shpallë njëanshëm pavarësinë do t’i thërras në një mbledhje emergjente klubet katalanase. Ata që e mbështesin pavarësinë do të mbeten jashtë La Ligës. Detyra jonë është që t’i dëgjojmë të gjithë por në të njëjtën kohë të zbatojmë kushtet e rregullores”, u shpreh Tebas duke treguar se është e rëndësishme se çfarë qëndrimi do të ketë Federata e Futbollit të Katalonjës.

Ai duke theksuar se nuk dihet se si Federata e Futbollit të Katalonjës do të mundësojë që të pranohen nga futbolli botëror, tha se “Nuk do të jenë të detyruar që të zbatojnë rregullat e FIFA-s. Kështu që futbollistët që luajnë në klubet e Katalonjës do të jenë jashtë pazarit të transferimeve”.

Barcelona, Espanyol dhe Girona gjenden në La Liga, ndërsa Reus, Gimnastic de Tarragona dhe Barcelona B gjenden në ligën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button