Sytë ndryshe, mendja ndryshe…11 fakte interesante shkencore, për dallimin mes meshkujve dhe femrave

Burrat dhe Gratë i shohin gjërat në mënyra të ndryshme, në kuptimin e drejtpërdrejtë të kësaj fjale. Burrat kanë retinë më të trashë dhe qeliza M, më të mëdha se gratë. Qelizat M janë përgjegjëse për përcjelljen e lëvizjes së objekteve. Gratë kanë më shumë qeliza P, të cilat janë përgjegjëse për identifikimin e objekteve dhe analizimin e teksteve dhe ngjyrave.

“MENDJE-SALLAKSE”

Gratë dhe burrat e përpunojnë informacionin ndryshe. Burrat përdorin kryesisht hemisferën e majtë të trurit, ndërsa gratë përdorin të dy hemisferat.

FORMUAR QE PA LINDUR

Meshkujt dhe femrat fillojnë të tregojnë dallimet e trurit që kur janë 26 javësh. Në atë fazë, truri femëror fillojnë të zhvillojë callosum corpum më të trashë. Kjo është pjesa e trurit që lidh hemisferën e majtë me atë të djathtë.

TE FTOHTA

Gjatë periudhave të stresit, burrat dhe gratë çlirojnë oksitocinë, por estrogjeni femëror kombinohet me oksitocinën, për të krijuar një efekt qetësues, ndërsa testosteroni i bën meshkujt më agresivë.

MENDIMI TREDIMENSIONAL

Meshkujt janë më të aftë të mendojnë për sendet tre dimensionale, se sa gratë. Kjo aftësi mund të jetë zhvilluar në kohët kur burrat gjuanin dhe merrnin pjesë rregullisht në beteja.

FYTYRAT DHE OBJEKTET NE LEVIZJE

Në muajin e parë të jetës së fëmijës femër, kontakti i syve do të rritet me mbi 400%, ndërsa një fëmijë mashkull do të shfaqë përmirësime shumë më të vogla. Në një studim të kryer në 100 foshnje në ditën e lindjes së tyre, vajzat preferonin të shihnin fytyrat e femrave të reja, ndërsa djemtë preferonin të shihnin objekte që lëviznin.

MENDJE MATEMATIKORE

Zona e trurit që mendohet të ndikojë në aftësinë matematikore është më e madhe tek meshkujt, se sa tek femrat. Zonat e trurit që kontrollojnë aftësitë matematikore dhe gjeometrike gjithashtu piqen rreth katër vjet më parë tek meshkujt.

ZEMER, A I KE PARE KU I KAM ÇELESAT?

Gratë janë më të mira për të kujtuar se ku i kanë gjërat, se sa burrat. Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të navigojnë duke përdorur pika referimi, ndërsa burrat navigojnë duke përdorur drejtimin dhe distancat. Pra, një grua ka më shumë gjasa të thotë: “Ec drejt derisa të arrish tek MacDonalds, pastaj kthehu djathtas dhe vazhdo derisa të arrish në majë të kodrës”. Një njeri ka më shumë gjasa të thotë: “Ec drejt veriut për tre kilometra, pastaj kthehu në lindje në Liberty Street. Vazhdo në Liberty Street për dy kilometra”.

DEGJIM SI LAKURIQ NATE

Vajzat kanë 11% më shumë neurone se djemtë në qendrat e trurit që kontrollojnë gjuhën dhe dëgjimin. Jo vetëm që gratë dëgjojnë më mirë se burrat, ato gjithashtu mund të bëjnë dallimin më të mirë, mes të një game më të gjerë tonesh emocionale, si e qara.

ME SHUME DHIMBJE

Gratë vërtet ndjejnë më shumë dhimbje se burrat. Kur përjeton dhimbje, amigdalja e majtë e një gruaje, pjesa e trurit që lidhet me funksione të brendshme, aktivizohet menjëherë. Kur burrat përjetojnë dhimbje, amygdala e djathtë aktivizohet.

MERAKLESHA KRONIKE

Gratë shqetësohen më shumë se burrat. Nuk ka asnjë arsye të vetme për këtë, por dallimet e hormoneve dhe faktorët e mjedisit luajnë një rol. Në anën tjetër, shqetësimi u jep grave një avantazh kur është fjala për parashikimin dhe trajtimin e problemeve. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button