Çdo gjë që dhurojmë me zemër, të tjerët na e vlerësojnë

Kazuo Ishiguro shkrimtar britanik me prejardhje japoneze, laureohet me shpërblimin më të lartë në botë, Nobel, I lindur më 1954 në Nagasaki të Japonisë. Është autor shumë i vëmendshëm dhe serioz që ka shkruar ngadalshëm, por me një kujdes të madh artistik. Ai nuk e preferon kuantitetin, por i jep rëndësi kualitetit dhe cilësisë kreative rrëfyese, ndaj jo rastësisht, Akademia Suedeze në Stokholm, vendos që këtë shpërblim vjetor, 2017, t’ia dedikoj këtij autori të veçantë.
Shkrimtari Kazuo, në temat e tij të preferuar, nuk trajton vetëm ngritjen e triumfit të shpirtrave, por gjithnjë e ka vëmendjen e tij të orientuar te kapaciteti individual dhe te akceptimi i fatit të hidhur njerëzor. Kritikët këtë ndërmarrje shkrimore të autorit e kanë cilësuar si delusion i Kafkës dhe Beketit. Autori posedon një teknikë kreative të veçantë, me horizonte eksplozive të shumanshme që fut lexuesin në një fushë abstraksioni e perceptimi të thellë metaforik tërheqës. Jep  guximshëm një fantazi aventure, në të cilën fshihet një shtresim parabolik, të trajtuar në një formë alegorike dhe stil episodik. Ai duke kërkuar në veçanti trajtimin e temave të preferuara, ngjarjen e vendos gjithkund dhe pa ndonjë paragjykim dyshues të zhvillimit jetësor.Një ndikim të madh në krijimet e Kazuo Ishigurës kanë lënë gjurmë edhe veprat e Dostojeskit,Tostoit, Çehovit, kurse nga letërsia japoneze e preferon Haruki Murakamin. Kështu që veprat e tij kanë të bëjnë me ndryshimet sociale të mëdha, të vendeve dhe njerëzve që frekuentojnë në të. Këto fenomene shoqërore i trajton në mënyrë të veçantë me përvojën dhe kujtesën e tij individuale, dhe këtë veprim e bën kryesisht duke tentuar t’i gërshetoj fenomenet bindshëm në gjuhën e përdorur, dhe të gjitha ngjarjet shtjelluara vendosen me një stil preferuar e të kapshëm artistik. Pra, vepra e Ishiguros ka një elegance të theksuar shkrimi, që lexuesit e sotëm i bën për vete dhe atyre u sjellë një afri spontane, kureshtare, atraktive, për ngjarjen që trajton, sidomos për t’i kapur, sadopak, disa veçanti artistike emocionuese që nuk i kanë autorët tjerë të kohës sonë.

Deri sa në romanet e para autori ka sjellë jetën dhe fatin e hidhur të vendlindjes (të themi tani sa për informacion se shkrimtari u largua nga atdheu në moshën pesë vjeçare), dhe ky angazhim shihet qartë te veprat e para të tij, sidomos te vepra ‘’Atëherë në Nagasaki’’.Aty mjaft mirë kuptojmë trishtimin e autorit për Atombombën e hedhur më 1945 në qytetin e vendlindjes. Kryesisht, në këtë rrëfim evokues, gërshetohen elemente biografike, në të cilën shihet dhe përshkruhet fatkeqësia familjare e tij, kurse në pjesën tjetër të krijimtarisë duket se largohet nga këto ngjarje të vendlindjes dhe, Ishiguro, bëhet tamam një autorë përqendruar Britanik. Sidomos te romani ‘’Çka mbetet e tepërt nga dita’’ ,i cili roman më vonë është bërë edhe film, aty bëhet fjalë për Britaninë e Madhe, për njerëzit para dhe mu në Luftën e Dytë Botërore. Tërë ngjarja rrëfehet nga perspektiva e jetës, gjegjësisht nga vitet 50, por që fascinon me gjuhë dhe rrëfim interesant lexuesin e sotëm.

Romani shëmbëllen në kohë të duhur, por me një parashikim skeptik të ngjarjeve të ndodhura. Aty ndërtohet një substancë e ngjeshur fiksioni ngjarjesh, sidomos duke paraqitur një formë modeli emocional të një shoqërie despotike, ku gravitojnë kryesisht njerëz të rinj. Ata jetojnë bashkë në një internat dhe presin ‘’Çdo gjë tjetër, çka jemi të detyruar të japim’’, por të jetë e vlefshme, për t’u kthyer edhe ato në një jetë tjetër. Aty njerëzit presin të marrin organe dhe pjesë të trupit nga individ që janë të sëmurë ose që kanë pësuar ndonjë aksident.

Shkrimtari Kazuo Ishiguro është mjeshtër i rrëfimit dhe këtë zhdërvjelltësi e ka dëshmuar realisht, si duket këtë mjeshtri autori e ka të ushtruar nga shkolla e ndjekur kreative, që tanimë këtë zanat e tregon edhe nëpër mbarështimet e ngjarjes. Këtë, shkathtësi tërheqëse e të veçantë, lexuesi e kupton menjëherë gjatë leximit të rrëfimit, ngase aty mjeshtërisht ndërlidhet spontanisht një fuqi e madhe kreative, emocionale, njerëzore, ku shihet qartë humnera iluzore e individit kundrejt botës. Ai shkruan për të kaluarën dhe kërkon formën më të kapshme për ato gjëra të ndodhura, që duhet, ose nuk duhet harruar, sot, mbase edhe kemi nevojë njohurie, për të mbijetuar si individë dhe si shoqëri në rrjedhat e kohës.Kështu në këtë mënyrë Ishiguro vepron edhe te romani i fundit ‘’Vigani i varrosur’’ , një roman me përralla, që flet për shkaqet e luftërave qytetare, hasmëritë dhe urrejtjet. Këtu në këtë roman autori ngjarjen e vendos në shekullin e pesë në Britani, pastaj, gjithsesi, se secili nga ne nuk e di se çka ka ndodhur atëherë, si kanë jetuar dhe vepruar njerëzit në atë kohë, por që jemi gjithënjë kureshtarë të dimë për kohën dhe njerëzit. Pikërisht këto ngjarje për autorin bëhen motiv inspirues dhe sensacional për të rrëfyer. Ai ngacmohet nga ato rrethana dhe shkaqe të shumta njerëzore të ndodhive, për të rrëfyer detaje jetësore dhe jo për të shkruar një roman historik. Autori përdor një fantazi të bujshme dhe të kulluar në trajtimin e ngjarjes, dhe para se ta shkruaj një rrëfim të tillë, të konceptuar si ngjarje, në fokusin e mendjes së tij e ka kërkimin e idesë dhe jo zhanrin e dhënë të romanit. Pikërisht kjo ide e fiksuar si detyrë parësoreshtjelluese, nuk ia lejon veprimit të tij kreativ, ta përcaktoj, që më parë, lirshëm hapësirën dhe kohën. Prandaj te ‘’Vigani i varrosur’’ motiv nxitës kanë qenë kuçedrat dhe njeringrënësit, ndoshta edhe kanibalët. Këtu ngjarjen e zhvillon, si ndonjë përrallë popullore dhe në këtë formë do të na tregoj se qenia njerëzore ka qenë e organizuar nëpër fise, që tani na jep një mundësi përjetimi, për të kuptuar gjendjen sociale dhe vendin, rrënjën, ku e ka njeriu bashkëkohorë. Pasi pos anës së bukur dhe dashurisë që posedon njeriu si qenie, në thellësi misteri të pa zbuluar, fshihet edhe ana e errët e tij, e cila mund të jetë edhe e shëmtuar, si veprim njerëzor koherent dhe ekzistues. Do të thotë se, pos anës së bukur, dashurisë, te çdo familje dhe çdo martesë ka edhe episodet e saja të errëta jetësore.

Segment i rëndësishëm në romanet e Ishigurës është kujtesa, prandaj rëndësi të veçantë i jep edhe këtij aspekti të vlefshëm njerëzor, që ka të bëj me historinë e një çifti, i cili me dashje ose pa dashje e humb atë mbamendjen gjatë kalimit të kohës. Autori pak si me shkas kërkon tua kthej kujtesën njerëzve, për të ditur se çka ka ndodhur në të kaluarën e tyre. Ngase në të shumtën e rasteve njerëzit kanë shumë frikë ta kujtojnë të kaluarën e tyre, nga frika konfliktit dhe pasoja e saj, e cila mund t’u sjellë fërkime të pa pritura dhe të pa dëshirueshme në dashurinë e të sotme. Për shkak këtyre rrethanave njerëzit shumë ngjarje dhe veprime i kanë varrosur përjetësisht edhe pa u marrë veshtë, kryesisht duke menduar në vete për të ardhmen e tyre konfliktuoze.Dhe kjo bindje ndodh nëpër shumë vende e kohë për të heshtur rrënjësisht se si ka ndodhur lufta dhe dhuna. Por këto veprime dhe ndodhi jetësore, mund të kihen nënvetëdije si përjetime të ndjeshme edhe te ndonjë shoqëri, familje, apo te ndonjë marrëdhënie bashkëshortësie reale e sotme. Autori, si duket nga veprat e tij, është vënë në preokupim permanent, të shpaloj dilemat dhe ndjenjat jetësore të njeriut, përballë shoqërisë dhe jo dhënies së argumenteve të shumta, si bazë rrëfimi.

Kazuo Ishigura në veprat e tij sjell një frymë standarde dhe të përmbajtur artistike, që ka peshë vlerësuese për kohën. Në temat e preferua qarkullojnë bindshëm shtrembërimet e të vërtetës, dështimet shoqërore dhe të jetuarit rrejshëm në kohë dhe hapësirë. Mjaft efektive në romane duket gjuha e zhdërvjelltë dhe funksionale që përdorin protagonistët e tij në rrëfim, dhe pikërisht ky segment i thjeshtë dhe i veçantë, sidomos i qasjes figurative, e trand lexuesin, që të kujtoj e përkujtoj, vëmendshëm, autorin dhe gjuhën poetike të nivelit të lartë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button