Tetovë, sot mbaron festivali i filmit TIFF, nis festivali i Jazz-it me Elina Dunin

Pas një jave plot filma, debate për filma dhe muzikë, sot është dita e fundit TIFF Oda film festival Tetovë, i cili do të përmbyllet me filmin “Rregulla Arti”, njofton Portalb.mk.

Ky festival u hap me festivalin “Hunting Flies” drejtuar nga Izer Aliu, film i prodhuar nga prodhimi norvegjez dhe i realizuar në Maqedoni.

Qëllimi i këtij festivali është qasja e të gjithë artistëve të filmave me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve, shkëmbimit të ideve, prezantimit të veprave kulturore, etj.

Brenda kësaj jave të festivalit janë shfaqur filma nga vende dhe artistë të ndryshëm.

Ndërkohë, pas mbarimit të festivalit të filmit, pas 3 viteve rikthehet në Tetovë manifestimi JazzFest Tetova

Këtë herë, ky manifestim është konceptuar në dy netë, edhe atë me datë 7 dhe 9 tetor. Këtë edicion, Tetova do ketë përsëri rastin ta dëgjojë emrin e madh të xhezit shqiptar, Elina Dunin, e cila vjen bashkë me gitaristin kontemporan të xhezit nga Londra Rob Luft. Organizatorët e këtij manifestimi pohojnë që për shkak të kërkesave të shpeshta të tetovarëve për ta pasur përsëri Elina Dunin në qytetin e tyre, kanë vendosur që t’ua ofrojnë këtë kënaqësi qytetarëve dhe dashamirëve të xhezit.

Nata e parë mban titullin, i cili flet gjithçka: “Muzikë shqiptare e ndërthurrur në jazz”. Do të jetë një bashkëpunim midis dy muzikantëve të shkëlqyer, të cilët veçmë e kanë vërtetuar veten si të tillë. Ky koncert do të mbahet në Sallën e Madhe të Qendrës për Kulturë, në ora 21.00. Nata e dytë, më 9 tetor, do të jetë me kuartetin nga Shkupi Kalevala. I përbërë nga muzikantë profesionistë, ky kuartet në repertorin e saj ka këngë të tipit të world music, pra këngë të cilat përfshijnë gati se të katër anët e botës. Koncerti do të mbahet në Sallën Koncertale të Shkollës së muzikës në Tetovë, në ora 20.00. Manifestimi JazzFest Tetova mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, kurse sponsor të tjerë janë edhe Qendra për Kulturë dhe Shkolla Shtetërore e Muzikës “Todor Skallovski-Tetoec”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button