Nigeri, lirohen 760 të dyshuar si anëtarë të Boko Haram

Në shtetin perëndimor të Afrikës, Nigeri, janë liruar 760 të dyshuar nga Boko Haram, në kuadër të programit të rehabilitimit dhe riintegrimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Koloneli Onyema Nwachukwu, në emër të ushtrisë nigeriane, tha se në shtetin Borno janë liruar 760 të dyshuar në kuadër të programit të rehabilitimit dhe riintegrimit, të cilët ishin të arrestuar në operacionet e zhvilluara.

Ai theksoi se programi i rehabilitimit në Qendrën për Rehabilitim të Borno ka dhënë rezultate pozitive dhe se si pasojë e punimeve të rehabilitimit Boko Haram ka humbur ndikimin në pjesën verilindore të vendit.

Nwachukwu, iu bëri thirrje qytetarëve të rajonit që t’iu besojnë forcave të sigurisë dhe të informojnë organet kompetente në rast të ndonjë situate të dyshimtë.

Në muajin janar 1.250 persona, ndërsa në prill 593 persona të dyshuar të Boko Haramit, ishin liruar pas programit të rehabilitimit dhe riintegrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button