Erdhi dimri, dëborë e aksidente në Rrugën e Kombit

Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje shiu në të gjithë Shipërinë. Ulja e temperaturave është shumë e fortë brenda disa orëve dhe reshjet në verilindje të vendit dhe në zonat e larta janë kthyer në reshje dëbore, transmeton Top Channel. 

Situata është bërë problematike gjatë natës në Rrugën e Kombit, ku dëbora mbuloi shumë shpejt një pjesë të mirë të rrugës, rreth tunelit të Thirrës.

Për pasojë, kanë ndodhur disa aksidente për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të mjeteve në rrugë nga rrëshkitjet, por vetëm me dëme materiale.

Sinoptikanët parashikojnë përmirësim të motit sot dhe nesër, ndërsa policia rrugore kërkon kujdes gjatë lëvizjes në rrugë në zonat me reshje shiu dhe dëbore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button