Angellovski: Barazimi me kampionin e katërfishtë është një punë e madhe

Trajneri i përfaqësuese së Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski, në konferencën për mediat mbrëmë vonë pas përfundimit të ndeshjes kundër Italisë në Torino që përfundoi 1: 1, tha se rezultati është një gjë e madhe, nga fakti se kanë luajtur kundër kampionit të katërfishtë të botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të luash barazim me kampionin e katërfishtë të botës është një punë e madhe. Të gjitha meritat shkojnë për lojtarët, karakterin e plotë të të cilëve pres ta shohë në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit ku pres fitore. Kur luani në një nivel të tillë me Italinë në dy ndeshje, atëherë nuk ka asnjë rastësi në suksesin tonë. Në një grup të fortë me Spanjën dhe Italinë, ne kemi treguar cilësi dhe shpresoj që të përmbushim ëndrrën dhe të kualifikohemi në ndonjë eveniment të madh futbolli”, tha trajneri Angellovski.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll mbrëmë në Torino luajti një barazim kundër Italisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në kampionatin botëror i cili vitin e ardhshëm luhet në Rusi.

Tabelën e kryeson Spanja me 25 pikë, e cila me fitoren e mbrëmshme kundër Shqipërisë me rezultatin 3:0 siguroi kualifikim në Kampionatin Botëror, e dyta është Italia me 20 pikë, dhe kualifikimin do ta kërkojë në ndeshjen e barazhit, e treta është Shqipëria me 13 pikë që ndiqet nga Izraeli në vendin e katërt me 12 pikë, Maqedonia zë vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 8 pikë, ndërsa në vendin e fundit renditet Lihtenshtajni pa asnjë pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button