Dy herë luftoi kancerin, pas 20 vitesh kthehet në të njëjtin spital por si infermiere

Montana Brown kur ishte vetëm 2-vjeçe ishte diagnostifikuar me një lloj të rrallë të kancerit në inde.

Ajo ishte trajtuar në Qendrën e Kancerit të AFLAC-it në Atlanta, Gjeorgji, ku falë kimioterapisë ajo e mundi kancerin, transmeton Koha.net.

Brown pati një fëmijëri të qetë e të lumtur deri në moshën 15-vjeçe kur përsëri iu kthye i njëjti problem. Përsëri u kthye në AFLAC për të marrë më shumë kimioterapi e përsëri e mundi kancerin.

Sot Montana Brown është 24-vjeçare, e punën e ka filluar si infermiere në po këtë spital ku është trajtuar dy herë.

Ajo beson se përvojat e saja të vështira e kanë bërë të fortë dhe sot i dhanë zemër të bëjë një punë që më herët dikush e ka bërë për të.

“Kurrë nuk mendova që në këtë moshë do të arrija ëndrrën time. Të punojë e shëndoshë në spitalin ku u trajtova si fëmijë e si adoleshente, por disa ëndrra me të vërtetë bëhen realitet”, ka thënë ajo.

Image

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP