Objektiva nga tubimet: Çfarë premtuan liderët e partive politike

Mesazhe dhe kërkesa të ndryshme për përkrahjen e qytetarëve dërguan edhe në tubimet e djeshme liderët e partive politike, për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Republika e Maqedonisë  -nuk ka alternativë tjetër veç bashkëpunimit mes dy komuniteteve më të mëdha – atij shqiptar e maqedonas, vetëm kështu, bashkërisht mund të jemi ballëlartë e të sigurt për hapat që na presin”, tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim tubimin e mbajtur në Saraj, transmeton MIA.

Ahmeti u fokusua  në zhvillimet aktuale politike duke theksuar transparencën e BDI-së si një ndër virtytet kryesore.

“Ne kemi bërë marrëveshje partneriteti me LSDM-në, në nivel qendror e lokal dhe ajo është me interes të ndërsjellë.Politika është interes dhe ne jemi të zgjedhur t’i mbrojmë interesat e komunitetit që përfaqësojmë, por pa standarde të dyfishta – si flasim, ashtu edhe punojmë”, tha Ahmeti

“Duhet të shohim e ta kthejmë kokën kah e ardhmja e të lëmë prapa punët e shëmtuara, por jo duke i harruar ato, sepse duke harruar të kaluarën nuk dimë të ndërtojmë të ardhmen”, nënvizoi Ahmeti nga Saraji për të shtuar se e ardhmja jonë është në Evropë dhe në NATO.

Lideri i LSDM0së Zoran Zaev nga  tubimi qendror në Kërçovë porositi:

 

“Maqedonia u nis në një rrugë të re demokratike, drejt drejtësisë. Drejtësi në Maqedoni do të ketë. Secili që ka gabuar, do të përgjigjet. Drejtësi do të ketë edhe ky është premtimi im më i fuqishëm. Patjetër të ketë përgjegjësi, jap fjalën, ndërsa fjala është fjalë”, tha Zaev.

Ai kërkoi mbështetje për kryetarin aktual Fatmir Deharin dhe për Listën e këshilltarëve të kryesuar nga Sasho Kacevski. Apelon se ndarja, veçanërisht ajo në bazë etnike, nuk çon askund. Vetëm të bashkuar, së bashku, tha mund të shkojmë përpara.

“Ndarjet nuk çojnë askund. Vetëm së bashku, nga të gjitha bashkësitë etnike, të bashkuar, mund të jetojmë. Perspektiva jonë është në diversitetin tonë. Mjaft na gënjyen në mënyrë etnike, përfundoi ajo kohë. Nëse i shmangim problemet etnike, do të mund të përkushtohemi në gjërat e vërteta – ekonomi, punësime të reja, investime”, theksoi Zaev.

Gruevski nga tubimi i VMRO-DPMNE-së në Prilep dërgoi mesazhet e mëposhtme:

“Këto nuk janë zgjedhje të thjeshta lokale. Nuk votojmë të sjellin vetëm kryetarë dhe këshilltarë, por do të vendosim si do të jetë Maqedonia pas 15 tetorit, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Sipas tij, LSDM udhëheq politikë floskule dhe fjalë boshe dhe nuk ofron ide apo zgjidhje për jetë më të mirë, për dallim nga VMRO-DPMNE e cila ka një vizion qartë të përcaktuar dhe të menduar mirë.

“Ku edhe të shkoj, në të gjitha fjalimet e mia, gjithmonë flas për punët të cilat i kemi bërë, për projektet të cilat i kemi realizuar, për suksesin që së bashku e krijuam. Dhe ka shumë punë të thuhen sepse jeni ne ata, ndërsa puna dhe përkushtimi mbetet karakteristikë e jona”, tha Gruevski në tubimin në Prilep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button