Sonte “Nata e bardhë” në Shkup

Manifestimi tradicional “Nata e bardhë” do të mbahet sot në Shkup për të 13-tën herë. Në kuadër të programit në disa lokacione në qytet do të mbahen koncerte, ekspozita dhe performanse.

Ekspozita “Mes yjeve dhe përrrallave” e Salvador Dalit do të hapet në Galerinë e Qendrës rinore kulturore – QRK. Do të prezantohen gjithsejt 29 vepra të këtij artisti. Ekspozita është organizuar në bashkëpunim me galerinë artistike “Viskonti” nga Lubjana dhe Qendra kulturore qendroro-evropiane nga Novi Sadi.

Në foajenë e epërme të kinemasë “Frosina” në QRK do të vendoset ekspozita “Seksi dhe revolucioni” i ekipit autorial Katerina Stankoviq – Bjegoviq, artiste figurative dhe Jelena Zhivkoviq, historiane.

Në sheshin “Maqedonia” në orën 21 performansë do të ketë trupa “Tago&АtoBIZ”. Në platonë e QRK-së do të interpretojnë “Barbarisms” – bend treanëtarësh nga Stokholmi, i kryesuar nga kompozitori amerikan Nikollas Faraone, benmdi tetovar “Conquering Lion” dhe “Ninos Du Brasil”, duoja perkusioniste italiane, me përcjellje nga muzika braziliane e karnavaleve.

Në sallën vallëzuese të QRK-së do të interpretojnë “I TPAME I TVRAME” dhe “UJ PA GAZ” nga Shqipëria, “KANTON6″ dhe Nino Naumov dhe DJ Set bga Shkupi. Në kinemanë e xhepit të QRK-së interpretim solist do të ektë Aleks jonson nga Danimarka, kitarist i shpërblyer, kompozitor dhe improvizues.

Vozitja në autobusët urban të NPQ Shkup të cilët qarkullojnë drejt rajonit qendror urban, prej orës 19:00 deri në orët e hershme të mëngjesit do të jetë pa pagesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP