Prej sot fillon sezoni ngrohës në Shkup

Qytetarët e Shkupit të cilët janë të kyçur në sistemin për ngrohje qendrore, prej sot furnizohen me energji ngrohëse në shtëpitë e tyre, konfirmojnë nga Ballkan Enerxhi Grup dhe ELEM Energjetika.

Saktësojnë se Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) dha miratimin për fillim të sezonit ngrohës para fillimit të zakonshëm, më 15 tetor për shkak të rënies së paralajmëruar të temperaturave për nesër.

Rregullativa ligjore parasheh, nëse, sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, parashikon që temperatura e mesme e jashtme për ditën e ardhshme është e njejtë apo më e vogël se 12 gradë Celsius, furnizimi me energji ngrohëse për konsumatorët tarifor mund të fillojë edhe para 15 tetorit, por jo edhe para 1 tetorit, dhe atë pas miratimit paraprak nga KRRE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP