Kompetetntët më në fund kanë hyrë në shtëpinë ku nëna 13 vite i ka mbajtur vajzat të izoluara

Pas kërkesës nga prokuroria dhe me urdhër nga gjykata dhe me asistim të policisë, punëtorët social mbërëm kanë hyrë në banesën në rrugën Dimçe Llahçanski në Manastir, ku një nënë për 13 vite i ka ruajtur vajzat e saj të izoluara, njofton TV Tera, përcjell Portalb.mk.

Kësaj here hyrja ka qenë më thyerjen e derës me forcë, ku vajzat dhe nëna me autimjete mjeksore kanë qenë të transferuara në spital.

Muajin e kaluar punëtorët social nga Qendra për punë sociale në Manastir, kanë tentuar që të hynë në banesën ku kanë jetëuar dy vajzat dhe nëna e tyre. Por, atëherë siç kanë deklaruar askush nuk u është përgjigjur në derë dhe meqë nuk kanë pasur urdhër nuk kishin të drejtë të hynë në shtëpi.

Disa ditë më vonë kanë arritur të vënë kontakt me nënën, por përmes derës së mbyllur e cila ka thënë që janë mirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë.

Vajzat janë në moshë mbi 30 vjet. Pas vdekjes së babait në vitin 2004, nëna e tyre i ka mbyllur dhe nuk u  ka lejuar asnjë kontakt me botën e jashtme. Fqinjët thonë se disa herë e kanë paraqitur rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button