Dua Lipa elektrizoi skenën për publikun në Londër (VIDEO)

Dua Lipa ka publikuar në rrjetet sociale disa momente nga performanca e saj e mbrëmshme në koncertin e radhës në Londër.

Ajo ka performuar në teatrin “Brighton Dome”, dhe nga pamjet vërehet që publiku nuk ka munguar, përderisa salla ka qenë e mbushur plot e për plot, përcjell  KultPlus.com

Nga atmosfera e krijuar, shihet mjaft qartë se Dua ka elektrizuar skenës për të pranishmit.

“New Rules” mbetet hiti i saj i padiskutueshëm, dhe njëherësh edhe kënga më e pëlqyer e fansave të saj për momentin.

“Nata e mbrëmshme ishte magjike”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e një prej videove në rrjetin social Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button