Bankat braktisin Katalonjën nga shkaku i paqëndrueshmërisë politike

CaixaBank, që është banka e tretë për nga madhësia në Spanjë ka njoftuar së fundmi se do të zhvendosë selinë e korporatës nga Barcelona në Valencia, një njoftim që vjen një javë pas referendumit kontroverz të pavarësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së interesit të klientëve, aksionarëve dhe të punësuarve tanë duke garantuar një qëndrueshmëri të bankës në Eurozonë nën mbikëqyrje të Bankës Qendrore Evropiane”, thuhet në njoftimin e CaixaBank e cila aktualisht shërben për 15.8 milionë klientë.

Megjithëse referendumi i pavarësisë konsiderohej i paligjshëm nga qeveria qendrore e Spanjës, pothuajse 2.3 milion katalanas votuan (43 për qind të elektoratit të përgjithshëm), nga të cilët 90 për qind votuan në favor të ndarjes nga Spanja dhe krijimit të një Republike Kataloneze.

Në javët e ardhshme pritet një deklaratë e njëanshme e pavarësisë. Megjithatë, Spanja këmbëngul se kjo është e pamundur dhe e paligjshme. Më parë të premten, Qeveria e Spanjës miratoi legjislacionin që e bëri më të lehtë për kompanitë të largoheshin nga Katalonia. Këtë siç duket e shfrytëzoi CaixaBank e cila njoftoi për zhvendosjen e selisë së saj.

Edhe një bankë tjetër e madhe në Spanjë, Sabadell, vendosi të zhvendoset në Alicante, ashtu siç vendosën edhe disa kompani të tjera gjigante, përfshirë kompaninë për gaz natyror “Gas Natural”, e cila tha se do të zhvendos selinë e saj në Madrid.

Të premten, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tërhoqi vërejtjen duke thënë se tensionet politike mund të ndikojnë mbi ekonominë e Spanjës.

“Parashikimet për ekonominë spanjolle aktualisht janë të forta. Megjithatë, tensionet dhe pasiguria nga ngjarjet në Katalonjë mund të ndikojë në vendimet e investitorëve”, tha shefi i misionit të FMN-së në Spanjë, Andrea Schaechter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button