Pakistan: Nga sulmi vetëvrarës – 24 persona të vrarë

Policia në Pakistan thotë se numri i të vrarëve nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një tempulli Sufi në pjesën jugperëndimore të këtij vendi, ka arritur në 24 vetë, pasi gjatë natës në spital vdiqën katër të plagosur, trasmeton REL.

Ky sulm ndodhi pardje në në rajonin Jhal Magsi të provincës Baloçistan.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Zyrtari i lartë policor pakistanez, Mohammad Iqbal, tha sot se më se 20 persona të plagosur, disa prej tyre seriozisht, po trajtohen në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button