BDI dhe BESA në rajonin e Dibrës, LSDM në Koçan, VMRO-DPMNE në Kriva Pallankë

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot me tubime dhe takime me qytetarë e vazhdojnë fushatën zgjedhore.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë takime me qytetarë në Banjat e Dibrës, ndërkaq Lëvizja BESA organizon takime me qytetarë në Dibër.

Aktivitetet e sotme koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i kryesuar nga LSDM do t’i fillojë me takime me qytetarë në Çeshinovë Obleshevë dhe Zërnovc, ndërkaq tubime do të mbajë në VInicë dhe Koçan.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë takime me qytetarë në Rankovc dhe Nagoriçan të Vjetër dhe tubime në Kratovë, Probishtip dhe Kriva Pallankë.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë më 13 tetor në orën 24.

Zgjehdjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tteor. Fushata zgjehdore për rerthin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button