Raportet: Hetuesit amerikanë janë takuar me ish-spiunin britanik

Mediat amerikane kanë raportuar mbrëmë se hetuesit e Shteteve të Bashkuara kanë pasur intervistë me ish-spiunin britanik, i cili e kishte përpiluar një dosje kundërthënëse për akuzat lidhur me kontaktet e dyshuara ndërmjet ekipit të fushatës së presidentit, Donald Trump, dhe zyrtarëve të Rusisë.

Hetuesit që punojnë nën mbikëqyrjen e këshilltarit special amerikan, Robert Mueller, i cili e udhëheq hetimin për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar dhe për ndonjë marrëveshje eventuale të fshehtë ndërmjet fushatës Trump dhe Moskës, janë takuar me ish-spiunin, Christopher Steele, më herët këtë vit, ka raportuar rrjeti CNN.

Agjencitë, AP dhe Reuters, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri për këtë çështje, kanë raportuar se një takim i tillë ishte konfirmuar.

Zoti Steele, ish operativist i lartë i agjencisë së inteligjensëc së jashtme britanike, e njohur me emrin, MI6, e ka përpiluar dosjen fillimisht për rivalët republikanë të Trumpit. Financimin e raportit më vonë e kanë marrë kundërshtarët e demokratëve.

Ky dokument përmbante informacion të pambështetur për dyshimet se Rusia posedonte materiale kompromituese për Trumpin. Zoti Trump i ka hedhur poshtë këto pohime, duke i vlerësuar si “lajme të rrejshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button