Kush është gruaja misterioze e Kim Jong-Un?

Kim Jong-un, lideri 33-vjeçar i Koresë së Veriut, është mjaft sekret përsa i përket jetës private, por media shtetërore koreanoveriore ka identifikuar një femër zyrtarisht si gruan e tij 5 vjet më parë, shkruan Top ChannelMedia vendase e përshkroi zonjën e këndshme që shfaqej duke buzëqeshur në një foto zyrtare, si “bashkëshorten e tij, shoqja Ri Soul-ju” në 2012.

Dihet shumë pak për femrën misterioze, madje dhe mosha e saj nuk dihet saktësisht, por mendohet mes 27 dhe 32 vjeçe.

Fillimisht u mendua se ajo ishte Hyon Song-wol, liderja e një grupi muzikor në Korenë e Veriut. Ky identifikim u bë nga inteligjenca e Koresë së Jugut, por shumë shpejt media shtetërore e Koresë së Veriut tha se ajo ishte bashkëshortja e liderit.

Media të ndryshme e kanë përshkruar si një këngëtare, apo dhe shkencëtare. Daily Beast raporton se Ri është diplomuar në universitetin Kim Il-Sung, dhe po mbron doktoraturën në shkencë.

Prindërit e saj thuhet se janë profesionistë, e ëma gjinekologe në spital, dhe i ati profesor në universitet. Megjithatë, Daily Beast thotë se Ri është një këngëtare dhe që Kim Jong-un i ra në sy gjatë një koncerti.

Madje raportimet thonë se çifti ka tre fëmijë, një i lindur në 2010, një në 2012 dhe një djalë që mendohet të ketë lindur në shkurt të 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP