Beyonce dhe Jay Z shfaqen për herë të parë në publik me binjakët në duar

Carters kanë dalë për herë të parë në publik si një familje e madhe.  Beyonce dhe Jay Z janë fotografuar me binjakët e tyre katër muajsh, Rumi dhe Sir së bashku me motrën e madhe 5- vjeçare Blue Ivy, të mërkurën në New York, shkruan Class.

Ishte pikërisht Jay Z ai që mbante binjakët në duar, duke u kujdesur sigurisht që fytyra e tyre të mos ishte lehtësisht e dallueshme nga fotografët.  Ajo që tërhoqi vëmendje kësa radhe nuk ishte Beyonce, por 5-vjeçarja Blue Ivy. E veshur sport me flokët e mbledhura topuz, Blue Ivy arriti t’ia “vidhte” vëmendjen paparacëve që të mos fokusoheshin tek nëna e saj.

Binjakët erdhën në jetën katër muaj më parë, por Beyonce vendosi që ta bënte publik vetëm pas një muaj më vonë me foton e cila mori miliona pëlqime. Që nga ajo kohë diva e muzikës pop dhe reperi amerikan Jay Z ishin shfaqur herë pas herë në publik si një çift i lumtur, por jo me binjakët në duart.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button