Rakiq: Lista Serbe e bashkuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale më 22 tetor në Kosovë, kjo listë do të garoj e bashkuar, pasi kjo gjë ishte kërkesa e vetme e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, raporton agjencia Beta nga Beogradi, përcjell REL.

Pas takimit në presidencën e Serbisë në Beograd, zoti Rakiq tha se Vuçiq u ka dhënë mbështetje të “parezervë” kandidatëve të Listës Serbe për kryetarë të komunave dhe asambleistë.

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Graçanicës, Sërgjan Popoviq, tha se në Kosovë ekzistojnë edhe disa lista të serbëve, të cilat “në ndonjë mënyrë” i kontrollon Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP