Iniesta nënshkruan “kontratë të përjetshme” me Barcelonën

 Klubi i futbollit Barcelona bëri të ditur sot se Andres Iniesta (33) ka nënshkruar “kontratë të përjetshme” me gjigandin katalanas, ashtu që do të mbetet deri në fund të karrierës në Camp Nou, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akti solemn i firmosjes së kontratës me Iniestën do të mbahet në Camp Nou, ndërsa mesfushori i shkëlqyeshëm dhe presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu do t’i drejtohen opinionit.

Iniesta si një djalosh dymbëdhjetë vjeçar nga Albaceta arriti në akademinë e Barcelonës.

Për ekipin e parë të “Barçës” debutoi në moshën 18 vjeçare dhe që atëherë luajti madje 639 ndeshje zyrtare, me çka është i dyti në historinë e klubit. Nga viti 2015 Iniesta është kapiteni më me trofe i klubit katalanas. Së bashku me Lionel Messin mban rekordin e klubit për nga numri i trofeve të fituara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button