Shuhet zjarri i barit të thatë te Re-medika

Zjarri në barin e thatë dhe pyllin me pemë shtat shkurtër në afërsi të spitalit privat Re-medika sot rreth orës 13:00 ishte arsyeja për riorientimin e komunikacionit në rrugën “Koce Metalec”, informuan nga MPB-ja.

Zjarri tani më është shuar, ndërsa rruga është lëshuar për qarkullim.

Nga Brigada e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit konfirmon se bëhet fjalë për një zjarr të vogël dhe se në terren kanë intervenuar me një automjet dhe tre zjarrfikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button