Ushtria ruse ndalon “selfiet”

Ministria ruse e Mbrojtjes nxorri një urdhër që u ndalon të gjithë ushtarëve të saj profesionistë postimin e fotove në rrjetet sociale, transmeton Top Channel.

Sipas autoriteteve ruse, vendimi është marrë për arsye sigurie, pasi fotot dhe gjeo-lokalizimi mund të nxjerrin në publik sekrete të bazave dhe ushtrisë ruse.

Vendimi mbërrin pas disa rasteve, ku nëpër rrjetet sociale është verifikuar e kundërta e pretendimeve të Moskës, sidomos sa i takon qëndrimit të saj në Ukrainë.

Në njërin nga këto postime në vitin 2014, ushtari Mikhail Chuguno publikoi një imazh me shënimin: “Me Gradët për në Ukrainë”.

Imazhi tregon një karvan automjetesh transportuese ushtarake dhe Gradët janë model raketash ruse, që besohet se u janë dorëzuar separatistëve në lindje të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button