Me 22 tetor, mos e vritni të ardhmen e fëmijëve tuaj

Islam Krasniqi

Islam Krasniqi

Zgjedhjet po afrohen, premtimet po rriten, dyert e familjeve po trokitën çdo ditë nga ata që na errësuan të ardhmen, na shkatërruan ëndrrat, na vranë shpresën për të jetuar në këtë vend. Ata përsëri po kërkojnë që ti fuqizojmë më votën tonë, ta vazhdojnë përse mbrapshti aty ku e lanë, me premtime e gënjeshtra boshe.

28 Tetori po afrohet, ajo ditë vjen shumë shpejt, andaj fokusohu të individi, jo të partia, së partia ishte ajo që na solli në këtë gjendje, duke na përplasur në fytyrë gënjeshtrat e tyre madhore, premtimet e tyre të pa moralshme. Ata vazhduan duke na fyer, e ofenduar në mënyrë të civilizuar apo edhe demokratike, fjalët në sy të ëmbla po trajtimi më keq se kafshët, duke na përbuzur në mënyra të ndryshme. Gjithmonë po presim nga bashkësia ndërkombëtare për ndryshime, pa e ditur së vetë ndryshimi fillon nga ne, nga vota jonë.

Mos të kërkojmë që plagët tona të na i shërojnë të tjerët sepse të huajt vetëm na thellojnë dhimbjen, andaj shërimin e kemi në dorën tonë, duke e vendos votën aty ku duhet, aty ku gjen shërim arsimi, shëndetësia, kultura, zhvillimi. Të hidhet vota aty ku ndaj të varfërve mbretëron modestia, ndaj vendit dashuria.

Të këto parti nuk ekziston etika, morali, identitetin e kanë shkelur më dy këmbët, familjet e dëshmorëve u harruan, amanetin e tyre e shiten për qëllime personale, dhe akoma fushatën e bëjnë të njëjtë që nga pas lufta, duke u thirrur në vlera që kurrë si patën, në kontribute të rrejshme.

Duhet të zgjohet populli nga gjumi, mos të bie pre e premtimeve boshe, unë do ti punësoj 300 mijë vetë, tjetri do ti punësoj 200 mijë veta, unë do të hapë fabrika, unë do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, e në fakt rezultatet ishin zero, përkundër se ata (Politikanet) vazhduan realizmin e ëndrrave të tyre.

Një thënie e Abraham Lincoln thotë: “Vota është më e fuqishme se plumbi! Me plumb mund të vrasësh armikun tënd, kurse me votë, mund të vrasësh ardhmërinë e fëmijëve të tu” andaj përdore të drejtën tuaj me kujdes, që të mos ndodh e dyta.

Kjo klasë politike ka shkatërruar gjithçka. Arsimin e kanë gjunjëzuar, me faktin se PISA na vlerësoj ashtu, e fëmijët e po këtyre politikaneve arsimohen neper Universitete apo Kolegje me renome botërore, e për degradimet brenda vendit s’ka rendësi. Zgjoje shpresën me 22 tetor, se ti je ai që mund ti thuash stop parregullsisë, mund ti hapesh shtegun e zhvillimit, ta rregullosh pasqyrën e shtetit e cila është e thyer nga politikanë të pa përgjegjshëm!..

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP