Kallajxhiev: Nuk ka kurfarë dyshime se “Monstra” duhet të kthehet në rigjykim

 Pasi që Prokuroria publike në njëfarë mënyre po hamendet dhe kur më nuk qëndron me siguri prapa aktkauzës, sipas profesorit Gordan Kallajxhiev, tashmë nuk ka kurfarë dyshime se duhet të kthehet prapa sërish gjykimi për rastin “Monstra”.

“Bindja ime është se tani, posaçërisht nëse Prokuroria publike në njëfarë mënyre ka dilema, e ajo në të vërtetë është ajo që e dëshmon dhe qëndron pas aktakuzës. Kur Prokuroria publike tashmë nuk qëndron me siguri prapa aktakuzës, gjykata aq më tepër më nuk ka as bazë morale. Unë sikur të isha gjykatës, nëse prokuroria ka dyshime, nuk do të mundja askend ta dërgoj në burgim të përjetshëm, nëse ai që më ka bindur se ata janë fajtorë tashmë nuk është i sigurtë. Këtu nuk kam kurfarë dyshime se duhet të kthehet pas gjykimi”, deklaroi Kallajxhiev.

Theksoi se “Monstra” është një ndër rastet që tregon se në të drejtën penale megjithatë ka edhe situata të tjera të rënda në atë balanc të idesë që të mbrohet shoqëria, por të mbrohen edhe të dyshuarit nga ndjekja e pabazë dhe nga procedura jo e drejtë.

“Posaçërisht është e madhe vështirësia të caktohet shkalla e sigurisë tek të ashtuquajturit elemente subjektive të veprave penale, kur ne për ndonjë vepër penale kërkojmë qëllimin. Vepra terrorizëm kërkon qëllim. Kjo me të vërtetë është pyetje e trukuar dhe shumë diskutabile, si dhe prej nga do të nxjerrim ne mjaft bindje për diçka që është në kokat e kryesve dhe shumë vështirë mund të gjenden dëshmitë e vërteta. Kjo është ndër vështirësitë më të mëdha të secilit të akuzuar dhe secilit gjykatës”, tha Kallajxhiev.

Theksoi se rasti “Monstra” objektivisht për nga pesha e vet dhe implikimet që i ka në një shoqëri ende të ndarë seriozisht në disa linja, siç është kjo e Maqedonisë, në mënyrë të pashmangshme ka implikime politike dhe pyetja është deri ku është kufiri i mirësjelljes dhe ajo që sundimi i së drejtës e kërkon të mos ndikohet ndaj vendimeve gjyqësore.

“Po spekulohet se si do të vendosë Gjykata supreme duke pasur parasysh përbërjen personale. Nuk është e hijshme të ekzistojë dyshim në opinion se disa vendime sillen të bazuara në implikimin e tyre politik apo pikë politike, e posaçërisht jo për atë të përfitojnë partitë politike. Gjykatësit duhet para vetes ta kenë drejtësinë dhe ndërgjegjen. Bëhet fjalë edhe për vendim moral nëse mundesh dikë ta dërgosh në burgim të përjetshëm nëse nuk ke procedurë të drejtë dhe mjaftueshëm dëshmi për atë”, tha Kallajxhiev.

I pyetur nëse duhet gjykimet e tilla të jenë publike, Kallajxhiev tha se opinioni është një element që mbron nga procese të montuara dhe garanton se ka gjykim të drejtë, se me të vërtetë do të shqyrtohen të gjitha argumentet dhe dëshmitë në procedurë dhe ajo është garancë serioze.

Profesori Gordan Kallajxhiev po merr pjesë në debatin shkencor “Dyshimi në favor të të pandehurit – fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm”, që po mbahet sot në Shkup në organizim të Shoqatës për të drejtë penale dhe kriminologji të Maqedonisë dhe Misionti të OSBE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button