Hulumtim: Deri në vitin 2070 myslimanët do të jenë më të shumtë se të krishterët

Islami zyrtarisht është religjioni më i pranuar në botë, sepse kombet e krishtere jozyrtarisht e mbështesin fenë, ceket në studimin e Qendrës hulumtuese “Pju” (PEW) nga Uashingtoni.

Në botë, 27 qeveri zyrtarisht e kanë pranuar islamin, përderisa 13 e kanë pranuar krishterimin. Rreth 40 qeveri kanë pranuar ndonjë religjion si shtetëror, ndërsa 28 financiarisht e mbështesin krishterimin.

Me një analizë në 199 shtete, është konstatuar se 43 kanë religjion zyrtar, 40 kanë religjion të cilin e preferojnë, 106 vende nuk kanë religjion që mbështesin, përderisa 10 janë të disponuara armiqësisht ndaj institucioneve religjioze. Në këto 10 hyjnë Kina, Kuba, Koreja e Veriut, Vietnami dhe disa Ish-republika sovjetike.

“Në disa raste, religjionet shtetërore kanë rol të natyrë ceremoniale, por dallimi është i dukshëm kur bëhet fjalë për të drejtat dhe sistemin tatimor, pronën ndaj patundshmërive dhe pronës tjetër, si dhe qasja drejt mbështetjes financiare nga shteti. Qeveritë të cilat vendosën një religjion si kryesor e rregullojnë praktikën fetare dhe i kufizojnë apo ndalojnë grupet  fetare pakicë. Shumica e vendeve në botë janë neutrale kur bëhet fjalë për religjionin”, ceket në hulumtim.

Qendra hulumtuese nga Uashingtoni i prezantoi edhe të dhënat, sipas të cilave parashihet se myslimanët do të jenë më të shumtë se të krishterët deri në vitin 2070, sepse islami është religjioni me rritje më të shpejtë në botë. Në vitin 2010, 1,6 miliardë njerëz u deklaruan si myslimanë, që paraqet 23 për qind të popullatës botërore. Në vitin 2017 ka pasur 2,2 miliardë të krishterë, që paraqet 31 për qind të popullatës, por në hulumtim ceket se duke pasur parasysh atë që myslimanët kanë më shumë fëmijë, deri në vitin 2070, islami do të jetë religjioni shumicë.

Përafërsisht 62 për qind myslimanë jetojnë në Indonezi, Indi, Pakistan, Bangladesh, Iran dhe Turqi. Parashihet që deri në vitin 2050 India të ketë numër më të madh të myslimanëve se Indonezia, e cila tani llogaritet si vendi më i madh mysliman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button