BE me Prokurori të përbashkët

Parlamenti i BE-së miratoi me shumicë votash projektin e shumëdiskutuar të një Prokurorie Europiane, mbi të cilin ministrat e drejtësisë së pjesës më të madhe të vendeve anëtare ranë dakord pas bisedimesh të zgjatura në vite, transmeton Top Channel.

Eurodeputetet u shprehen në masë të madhe pro ngritjes së një organi të ndjekjes penale të financuar nga BE-ja, i cili do t’i kundërvihet shkeljeve e mashtrimeve. Një prokurori e përbashkët do të duhet të hetojë shpërdorimin ndërkufitar të parave të bllokut e të ngrejë padi duke vepruar jo vetëm kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian, por edhe kundër mashtrimeve si ato me taksën mbi vlerën e shtuar në nivel ndërkufitar.

Të dhënat e Komisionit të BE-së  tregojnë se vetëm nga abuzimet me TVSH-në, Brukseli humbet të paktën 50 miliardë euro të ardhura nga tatimet në vit. Autoriteti i ri do ta ketë selinë në Luksemburg dhe do të nisë nga puna nga viti 2020. Përveç kësaj secili nga vendet pjesëmarrëse do të emërojë të paktën një prokuror të deleguar, i cili do të jetë aktiv në vendin e tij, por do të bashkëpunojë ndërkohë edhe me Prokurorinë Europiane.

Tetë vende të bllokut nuk e përkrahen nismën, mes tyre dhe Polonia e Hungaria që marrin shumë para nga BE-ja, ndërsa mbështetësja më e fortë e saj ishte Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button