Cili është personaliteti juaj shtëpiak?

Nëse ju përcaktoni me kujdes kodin e ngjyrave apo emërton i gjërat në dollap, keni rafte me thesare eklektike etj., gjithkush ka një stil unik organizimi, transmeton Top Channel.

Dhe sipas psikologjisë së sjelljes, kushdo ka një tip personaliteti specifik organizimi, dhe flet shumë për të.

Psikologia Donna Davvson, rrëfen katër tipe të ndryshme personash në organizimin e shtëpisë. Pra, duhet të jeni Dekantues Dekorativ, Mbajtës i përzemërt, Maksimalisht i kujdesshëm dhe Organizator oportunist.

Dekantues Dekorativ
Bëhet fjalë për ata persona që për shembull pijet kanë dëshirë ti vendosin në enë të bukura dhe që bien në sy, por pa i pirë ato.
Këta persona kanë tendencën të jenë shumë ambiciozë dhe të punojnë shumë për të arritur atë që duan.

Mbajtës i përzemërt
Janë ata njerëz që mbajnë ende lodrat e fëmijërisë, apo veshje që kanë 10 vjet që nuk i mbajnë.

Këta janë njerëz që kanë tendencën të jenë më të qetë dhe të zhytur në mendime, një brez romantik, nostalgjik.

Maksimalisht i kujdesshëm
Njerëz që shpesh dalin nga raftet për të treguar stolitë dhe ornamentet. Nga ata që blejnë ende objekte pavarësisht se nuk kanë vend ku ti vendosin.

Njerëzit me këtë personalitet kanë tëndencën të krijojnë një ambient të brendshëm mikpritës për miqtë, kolegët apo fqinjët.

Organizatorë oportunist
Janë nga ata njerëz që u pëlqen të rivendosin këpucëët, çarçafët apo mbulesat në shtëpinë e shoqes. U pëlqen të riorganizojnë dollapet e punës duke kënaqur dëshirat e tyre për rregull.

Njerëzit me këtë personalitet i demonstrojnë se këto zakone janë mjaft të thjeshta kur çdo gjë është në vendin e duhur. Vetëm atëherë ata mund të qetësohen apo ti përkushtohen punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP