Zaev: Lëvizja BESA bashkëpunon me VMRO-DPMNE-në

Gjatë vizitës së djeshme në Tetovë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka akuzuar Lëvizjen BESA se ka marrëveshje me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit që të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, njofton Portalb.mk.

“Kanë pasur ofertë Lëvizja BESA që të hyjnë në koalicion, por ata kanë refuzuar. Tani nuk kanë pse të hidhërohen bëhen kësi koalicione pasi që ato janë shumë të natyrshme dhe japin perspektivë afatgjate për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Unë do të kisha dashur që ata të sqarojnë se si ata kanë bërë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në. VMRO-DPMNE t’i përkrah në Çair dhe Tetovë, ndërkaq ata ta përkrahin si Lëvizja BESA në Shkup. Pra ajo që ka ndodhur me to dhe principet e tyre duhet të përgjigjen. Ne jemi të ndershëm, të hapur, ndërkaq ata duhet të kenë inkurajim që të tregohen përpara qytetarëve, dhe ajo do të ishte situatë e pastër për të gjithë”, tha Zaev.

LEXO: Lëvizja BESA dhe VMRO-DPMNE i hedhin poshtë akuzat e Zaevit për bashkëpunim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button