ARM: Stërvitja e terrenit “Shkëlqimi i Maqedonisë-13” realizohet në nivelin më të lartë profesional

Aktivitetet e parapara në stërvitjen e terrenit “Shkëlqimi i Maqedonisë-13”, në të cilin rivlerësohen çeta e mesme e batalionit dhe çeta e renxherëve, në pajtueshmëri me konceptin e NATO-s për aftësi operative-Niveli 2, janë realizuar në nivelin më të lartë profesional.

Këtë sot e kumtoi ARM-ja duke iu referuar kumtimit inicial të vlerësimeve të komandantëve të njësiteve të deklaruara nga ana e mbikëqyrësve dhe drejtorëve të vlerësimit.

блесок 13

Njësitet e vlerësuara të ARM-së realizonin detyra ushtarake komplekse dhe të ndërlikuara në pajtueshmëri të listës së incidenteve të dhëna nga ana e ekipit vlerësues, me ç’rast janë vlerësuar në pesë sfera të ndryshme: plane, operacione, logjistikë, lidhje dhe administratë. Njësitet e deklaruara demonstruan procedura gjatë sigurimit të bazës, kordon dhe kërkim, reagim ndaj pritës, sulm këmësorik i bazës, patrullë ushtarake, infiltrim dhe eksfiltrim me helikopter Mi-17, patrullim dhe vendosje e pikës kontrolluese, formim të pikës mobile kontrolluese dhe të tjera.

блесок 13

Pas vlerësimit të përfunduar, njësitet nga përbërja e brigadës së mesme këmbësorike të hënën do të realizojnë stërvitje taktike me qitje me mbushje “batalioni i përforcuar këmbësorik në sulm” në të cilin do ta demonstrojnë nivelin e trajnimit për realizim të detyrave ushtarake.

ARM: Stërvitja e terrenit "Shkëlqimi i Maqedonisë-13" realizohet në nivelin më të lartë profesional

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button