Dehari: Deponia, ujësjellësi dhe jorevitalizimi i Kalasë së Kërçovës brenga të kaluara (VIDEO)

“Komuna e Kërçovës ka bërë tashmë sigurimin e lokacionit sa i përket deponisë dhe se premtoj se ne do të ndërtojmë transfer-stacioni ku bëhet selektimi i plastikës dhe i kartoni. Më pas është paraparë bartja e mbeturinave organike deri te deponia. Transfer- stacioni do të ndërtohet në vitin e parë të mandatit kurse brenda dy vjetëve, nëse nuk paraqitet problem me rajonin jug-perëndimor dhe në Godidhje besoj që do të përfundoj i gjithë projekti”, ka premtuar në #Debatpernime kandidati për kryetar komune në Kërçovë, Fatmir Dehari, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Si do të kthehen mërgimtarët në Kërçovë? Dehari premtoi hapje të zonave industriale (VIDEO)
LEXO: Dehari: Deponia, ujësjellësi dhe jorevitalizimi i Kalasë së Kërçovës brenga të kaluara (VIDEO)
LEXO:  #Depatpernime: Spitali i Kërçovës pa zgjidhje, kultura do të marrë 100 mijë euro përkrahje
LEXO: #Debatpernime solli premtime edhe për Kërçovën (VIDEO)

Kurse sa i përket kyçjes në ujësjellës, Dehari premtoi se “deri në fund të vitit të dytë të mandatit e gjithë Kërçova do të ketë ujë të pijshëm”.

Sa i përket revitalizimit të kalasë së Kërçovë, i cili nuk u përfundua plotësish deri sa Dehari ishte në pushtet, ai tha kështu: “Nuk është e vërtetë që nuk është revitalizuar kalaja, edhe ju mund të vini e ta shihni. Kjo nuk është kryer tërësisht, sepse nuk kemi arritur që ta japim në partneritet publiko-privat pjesën e sipërme të Kalasë, restorantit pasi që nuk është shfaqur interes nga investitorët. Nuk është kryer as edhe pjesa e qendrës rekreative”, tha Dehari.

Në lidhje me termocentralin Osllomej i cili punon pa filtra, Dehari u shpreh:“Unë nuk jam ekspert sa i përket asaj dhe përgjegjëse për termocentralin Osllomej është Ministria e Ekologjisë kurse unë si kryetar i ardhshëm, në përputhje me ligjin dhe mundësitë tona komunale do të marrim të gjitha masat për ajër më të pastër”, premtoi Dehari.

Nuk u harrua as fabrika e biogazit e cila ngeli pa u përfunduar. Për këtë dhe privimin kandidati për kryetar komune të Këçovës nga BDI, Fatmir Dehari tha se problemi me të është problem i investitorit e jo Komunës.

“Fabrika e biogazit është leja e parë që e jep komuna dhe kemi krijuar të gjitha kushtet dhe rrethana logjistike duke siguruar edhe lejen e ndërtimit. Kurse mospërfundimi i ndërtimit është çështje e investitorit se sa do të ketë kapacitet për të përfunduar një projekt”, tha Dehari.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button