Më shumë se 8000 fëmijë të vrarë apo të plagosur në konflikte të ndryshme

Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhet se më shumë se 8000 fëmijë janë vrarë dhe lënduar në konfliktet e armatosura në të gjithë botën, vetëm në vitin e kaluar, transmeton REL.

Antonio Guterre, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i ka quajtur këto vrasje “të papranueshme”.

Kombet e Bashkuara kanë thënë në deklaratë se 3.512 fëmijë në Afganistan janë vrarë në vitin 2016, në Siri numri i tyre arrin në më shumë se 1000, ndërsa edhe në Jemen numërohen më shumë se 1300 fëmijë të vrarë.

Të gjeturat e raportit bëjnë të ditur se qindra fëmijë ishin viktima të dhunës seksuale, sulme të shënjesturara në shkolla , apo të rekrutuar si ushtarë.

Raporti po ashtu ka përpiluar një listë “të zezë” me emrat e organizatave përgjegjëse për abuzimet, përfshirë grupe të vendosura në Afganistan, Republikën e Afrikës Qendrore, Republiken Demokratike të Kongos, Irak, Mali, Mianmar, Solami, Sudan dhe vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button