Vetitë dhe kombinimet çudibërëse të frutit të Avokados

Një avokado e pjekur mirë përmban tre herë më shumë karoten se fruti i papjekur dhe i fortë. Shkencëtarët kanë zbuluar që avokado përmban të paktën 11 vitamina dhe 17 minerale duke e cilësuar atë si frutin më plotësues të nevojave ushqimore të njeriut.

Avokado ka një përmbajtje të lartë vajore të vitaminave A D dhe E. Fruti është gjithashtu i pasur me acidin oleik mono-të-pangopur dhe funksionon njëlloj si vaji i mirë i ullirit madje po fiton vëmendje në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Lëngu i avokados është shumë i shijshëm, por vlerat e tij shumëfishohen në aplikimet e jashtme në lëkurë.

Lëngu i avokados është një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar vlerat e vajit të lartpërmendur, që ka aftësi të larta penetruese dhe mirëbërëse në lëkurën e njeriut.

Vaji i avokados është shumë i sigurt dhe nuk shkakton probleme në lëkurë.

Ai përbën kurën ideale për të qetësuar lëkurat e ndjeshme. Avokado pakëson efektet e rrezeve ultra vjollcë dhe është mjaft i dobishëm nëse përdoret në locionet kundër diellit.

Më poshtë do të gjeni disa receta mjaft interesante nga AgroWeb.org për të përfituar maksimalisht nga lëngu i avokados vlerat e të cilit shumëfishohen nga kombinimet në vijim.

1. Lëng avokado dhe domateje

Ky lëng është mjaft efikas në betejën kundër radikaleve të lira. Yndyrnat mono-të-pangopura që gjenden tek avokado përmirësojnë përthithjen e karotenoidit që lufton radikalet e lira dhe likopenit që gjendet tek domatet.

Përbërësit

• 1 avokado e qëruar dhe e prerë në copa.
• 4 domate mesatare të prera në copa.
• 1 tufë me majdanoz të freskët.
• Spec djegës i kuq pluhur.
• Lëngu i një gjysmë limoni.
• Piper i zi (sipas dëshirës)

Udhëzimet

Përzieni copat e avokados, domateve dhe majdanozit në një mikser. Shtoni erëzat djegëse dhe pijeni menjëherë që të mos oksidohet.

2. Lëngu i karrotës, portokallit dhe avokados

Ky lëng i shëndetshëm dhe shumëngjyrës do t’ju ndihmojë të përthithni shumë antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme të cilat do t’ju mbrojnë nga disa sëmundje.

Lëngu ofron 10.2 g yndyrna, 5.3 g fibër dietike, 2.4 g proteina, 23.1 g karbohidrate dhe 183 kalori.

Përbërësit
• ¼ e një avokado të qëruar dhe të prerë në copa.
• Gjysmë gote me lëng portokalli.
• 1 karrotë e qëruar dhe e grirë.
• Gjysmë gote me ujë.

Udhëzimet 
Përzieni në një mikser të gjithë përbërësit deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm dhe në fund hidhni karrotat e grira hollë.

3. Lëng me avokado, mollë, shegë, karrotë dhe xhenxhefil

Ky lëng pikant dhe i ëmbël në të njëjtën kohë është ideal për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.

Shega e pasur me antioksidantë, pjesë e këtij lëngu, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës te njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë dhe trigliceridet.

Përbërësit 
• 1 avokado e qëruar dhe e prerë në copa.
• Një copë (2 cm) xhenxhefil.
• 3 karrota të prera në copa.
• 1 mollë e prerë.
• Lëngu i një shege.

Udhëzimet
Përzieni në një mikser avokadot, karrotat dhe mollën. Bluajeni xhenxhefilin në një enë të veçantë.

Shtoni lëngun e shegës tek mikseri ku keni hedhur avokadon dhe përzijeni deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm. Shtoni xhenxhefilin pluhur dhe konsumojeni menjëherë. Ju bëftë mirë!/AgroWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP