Sot 15 vite debutoi qendërsulmuesi më i mirë ndonjëherë, “fenomeni” Ronaldo (VIDEO)

Këtë të premte bëhen 15 vite që nga debutimi i Ronaldo (fenomenit) në Real Madrid.

6 tetor, 2002 ndeshja ndaj Alaves në “Santiago Bernabeu”, ishte momenti kur Ronaldo hyn në fushë në minutën e 63-të, shkruan IndeksOnline.

62 sekonda ka vonuar që Ronaldo të shënoj golin e tij të parë me Real Madridin. Roberto Carlos ishte ai i cili harkoi bukur në drejtim të Ronaldos, ku ky i fundit e ndali topin mjeshtrisht me gjoks dhe goditi fuqishëm drejt rrjetës.

Real Madridi i pagoi 45 milionë euro Interit, për ta transferuar Ronaldon, 1 orë para se merkato të mbyllej. Atë verë, braziliani i tregoi botës që atë lëndim të rëndë në gju e kishte lënë pas, duke fituar Këpucën e Artë në kampionatin botëror me 8 gola, 2 prej tyre duke i shënuar portierit legjendar Oliver Khan në finale ndaj Gjermanisë.

Ronaldo u largua nga Interi pasi shënoi 58 gola në 99 ndeshje zyrtare, në pesë sezone si zikaltër.

Nga 6 tetori 2002 deri më 7 janar 2007, ku Ronaldo luajti ndeshjën e tij të fundit me Real Madridin, ai bërë 170 ndeshje zyrtare me ekipin madrilen, ku ka shënuar 104 gola dhe ka fituar dy liga, Super Kupën e Spanjës dhe një Kupë Interkontinentale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button