Debat “Dyshimi në favor të të pandehurit – fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm”

Debat shkencor për nevojën në praktikën vendore më shumë të mbahet llogari për prezumim të pafajësisë dhe mundësia për gabime dhe keqpërdorime në mbrojtje të individëve të cilët janë përfshirë me sistemin ndëshkimor juridik “Dyshimi në favor të të pandehurit – fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm”, u mbajt sot në Shkup në organizim të Shoqatës për të drejtë penale dhe kriminologji në Maqedoni dhe Misionit të OSBE-së në Shkup.

Përfaqësuesi i Misionit të  OSBE-së në Shkup, Gonzalo de Çezare, në hapje tha se diskutimi i sotëm është për një nga aspektet më të rëndësishme procedurale në të drejtën penale dhe shfaqi shpresë se publikimi do të paraqesë vegël të dobishme për praktikantët juridik për sigurimin e ligjshmërisë në praktikat e përditshme.

Profesori, Gordan Kallajxhiev theksoi se procedura ndëshkuese moderne është themeluar në dyshimin serioz dhe mosbesimin në mundësinë që çdoherë të konfirmohet e vërteta, si dhe keqpërdorime të mundshme.

“Ato janë baza për garancat që i kemi në procedurën moderne dhe prej këtu përcaktimi i vlefshëm i së drejtës ndëshkuese liberale, e shprehur përmes maksimës më mirë dhjetë fajtorë të lirojmë, se sa një i pafajshëm të pësojë”, deklaroi Kallajxhiev.

Theksoi se kjo nënkupton, nga vetë fillimi të mos vendoset askush në procedurë, pa pasur ajo mjaftueshëm dëshmi kundër tij, e posaçërisht jo të gjykohet nëse ajo nuk është dëshmuar në të vërtetë me shkallë të lartë të sigurisë.

“Sot askush nuk mund të pohojë, për atë debatohet shumë edhe në praktikë edhe në teori, se sa ne duhet të jemi të sigurtë që ta fillojmë procedurën, ndërkaq sa për dënim,por zakonisht llogaritet se së paku me 90 për qind siguri duhet ta dënojmë dikë”, tha Kallajxhiev.

Në suaza të debatit shkencor është prezantuar edhe hulumtimi komparativ “Dyshimi në favor të të pandehurit – fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm”.

Debat "Dyshimi në favor të të pandehurit - fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm"

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button