Është sulmuar Shkodran Tolaj në Kërçovë, flasin nga SPB Ohër

Në sheshin e qytetit të Kërçovës një grup prej 10 personash kanë sulmuar stafin e produksionit të cilët kanë qenë dukë punuar në realizimin e video klipit të këngëtarit Shkodran Tolaj.

Sulmuesit kanë goditur edhe këngëtarin Tolaj, me ç’rast ai ka marrë lëndime trupore.

“Pavarësisht sulmit brutal dhe lëndimeve të marra, u informoj se jam më mirë falë përkujdesjes maksimale dhe ekipit të mrekullueshëm të mjekëve në spitalin e Kërçovës. Njëkohësisht u falënderoj të gjithëve nga zemra për përkrahjen morale dhe dua tu informoj se puna dhe misioni ynë do realizohet deri në fund. Lus të gjithë mërgimtarët kërçovarë që të na bashkohen në Uskanë me 15 tetor për të festuar fitoren e madhe se vetëm atëherë do i harroj plagët që i mora sot”, thotë në reagimin e tij, Tolaj.

Jozyrtarisht mendohet se sulmi është kryer për motive nacionaliste. Nga SPB Ohër, Stefan Dimovski konfirmon rastin për Portalb.mk, por thotë se më shumë detaje do të ketë gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP