Pa fitues në miqësoren Shkëndija – Shkupi

Shkupi barazon në kontrolluesen me Shkëndijën
Skuadra e Shkupit edhe pse këtë fundjavë nuk ka angazhim në kuadër të kampionatit vendor dhe pauzën dy javore shkaku i eliminatoreve për botërorin “Rusi 2018” po e plotëson me ndeshje kontrolluese.

Sot në terrenin e fshatin Reçicë të Tetovës futbollistët e përzgjedhur nga akademia e futbollit dhe në kombinim me disa futbollistë të cilët nuk kishin minuta të mjaftueshëm gjatë kësaj pjese të sezonit, trajneri Ardian Nuhiu përpiloi ekip të kombinuar në kontrolluesen ndaj Shkëndijës. Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Të parët koshin avancuar nikoqirët, ndërkohë Shkupi ka barazuar vetëm pas disa minutave me autor Fatih Ismaili. Deri në përfundim të kësaj kontrolluese Shkupi kishte edhe disa raste për të shënuar me Husein Demirin dhe Fatih Ismailin, por pa konkretizuar ndonjërën pre tyre.

Tani skuadra e Shkupit do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje kontrolluese, kur të dielën me fillim në orën 14:00, do të jetë mysafire e KF Rabotniçkit në lagjen e Gjorçe Petrovit.

Trajneri Ardian Nuhiu për duelin me Shkëdijën u dha rastin të luajnë këtyre futbollistëve: Burhan Mustafa (Ruzhdi Ameti), Erblin Daci, Ivan Fatiç, Fatih Ismaili, Besir Ramadani, Altin Sefo, Xhavit Bushi, Besir Iseni, Omar Imeri, Ibraim Arifi, Husein Demiri, Sejdi Zendeli dhe Agan Zuberi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button