Austri, ndalesa e burkës ka ndikuar edhe tek artistët e rrugës

 Ndalimi i burkës i cili hyri në fuqi më 1 tetor në Austri, ka ndikuar negativisht edhe tek muzikantët në rrugët kryesore të Vjenës raporton Anadolu Agency (AA).

Tre qytetarë rumunë që performonin muzikë në rrugë duke mbajtur maska të kuajve në Mariahilfer, në një nga bulevardet më të vjetër tregtare në vend, u paralajmëruan nga policia e Vjenës se ata duhej të hapnin fytyrat e tyre dhe të kryenin një përformim pa maskë për shkak të ndalesës së burkës që ka filluar në fillim të muajit.

Muzikantët të cilët nuk dëshirojnë t’i japin emrat e tyre në një deklaratë për gazetarin e AA-së thanë se që prej vitesh mbajnë familjet e tyre me performancat e tyre në rrugë dhe se turistët dhe qytetarët tregojnë interes për shkak të maskave që ata përdorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP