Pa tifozë të Barcelonës në derbin me Atletico Madrid

Klubi i futbollit Barcelona njoftoi se nga Atletico Madrid janë lajmëruar se për shkak të “problemeve logjistike” në stadiumin e ri Wanda Metropolitano nuk kanë mundësi që të sigurojnë bileta për tifozët mysafir. Atletico më 14 tetor në Madrid do të jetë nikoqir i Barcelonës në derbin e xhiros së tetë të La Ligës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëse me të vërtetë ndodh që Atletico nuk siguron bileta për tifozët e klubit katalanas, kjo do të jetë ndehsja e dytë me radhë në të cilën të përzgjedhurit e trajnerit Ernest Valvarde do të luajnë pa mbështetjen e tifozëve të tyre.

Javenë e kaluar Barcelona në stadiumin Camp Nou kundër Las Palmas luajti pa tifozë për shkak të mbajtjes së referendumit për pavarësinë e Katalonjës.

“Për shkak të problemeve logjistike në stadiumin e ri Wanda Metropolitano, Atletiko Madrid nuk ka mundësi që të dorëzojë biletat të cilat më herët u janë ofruar klubit të tifozëve të Barcelonës për ndeshjet e La Ligës, të shtunën më 14 tetor. Për këtë shkak paraqitjet e tifozëve për ndeshjen në fjalë janë anuluar”, njoftuan nga Barcelona.

Klubi katalanas ka një fillim të shkëlqyer në La Liga këtë sezon. Pas shtatë xhirosh ka efekt ideal prej 21 pikëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button