Anketë: Katërmbëdhjetë për qind e qytetarëve në Maqedoni janë drejtuar te ndonjë përfaqësues partiak për ndihmë

Qytetarët nga Ballkani Perëndimor, që kërkojnë shërbime nga partitë politike kanë për gjashtë herë mundësi më të mëdha t’i ekspozohen presionit që votën e tyre ta zëvendësojnë për para/ shërbime në krahasim me ata që nuk kërkojnë ndihmë të tillë, tregon studimi rajonal i zbatuar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nga projekti INFORM, në të cilin nga Maqedonia merr pjesë Instituti për Demokraci “Societas Civilis” Shkup.

Në pyetjen “Nëse ndonjëherë u janë ofruar para ose shërbime në këmbim të votës suaj në zgjedhje?” Po janë përgjigjur 23 për qind e të anketuarve në Mal të Zi, 21 për qind në Shqipëri, 15 për qind në Bosnjë e Hercegovinë dhe 13 në Kosovë, tetë në Serbi dhe shtatë për qind në Maqedoni.

Në pyetjen “Nëse ndonjëherë jeni drejtuar te ndonjë përfaqësues partiak për ndihmë”, shumica e 14 përqind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht në Maqedoni, 13 për qind në Malin e Zi, 10 në BeH, tetë në Kosovë dhe shtatë në Serbi, ndërsa shkallë më e ulët prej pesë për qind është vërejtur në Shqipëri.

Raporti “Jeta joformale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” i analizon strategjitë partiake për mobilizim të elektoratit bazuar në praktikat klienteliste.

Rezultatet nga raporti bazohen kryesisht në të dhënat nga anketa e zbatuar në një sërë vendesh nga Ballkanin Perëndimor në maj dhe qershor të vitit 2016, si dhe intervista gjysmë të strukturuara, punë etnografike në terren dhe hulumtime arkivore. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button