EDS kërkoi që me marrëveshje të shkëputet kontrata me MEPSO-n

EDS kërkoi që me marrëveshje të shkëputet kontrata me SHA MEPSO për furnizimin me energji elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin eletrodistributiv në Republikën e Maqedonisë, të nënshkruar në dhjetor të vitit 2016, njoftojnë nga kompania.

Në kërkesën e dorëzuar nga kompania adresuar SHA MEPSO- qëndron se arsye për këtë kërkesë është evitimi i çfarëdo lloj dyshimi për përplasje të interesave pas emërimit të pronarit të EDS-së, Koço Angjushev për kryeministër i angazhuar për Çështje Ekonomike.

“Për shkak të perceptimit në opinion se funksioni zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe pozita pronar dominues në kompaninë e cila furnizon, gjegjësisht i shet energji elektrike shoqatës aksionare në pronësi shtetërore siç është SHA MEPSO paraqet përplasje të interesave, kërkojmë që marrëveshja të prishet me marrëveshje dhe EDS SHPK Shkup të lirohet për furnizim të energjisë elektrike për muajin nëntor të vitit 2017”, qëndron në kërkesën e kompanisë dërguar MEPSO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button