Osmani: Vlerat evropiane t’i sjellim në Maqedoni, sistemi arsimor të adaptohet

Qëllimi i Qeverisë dhe i Sekretariatit për Çështje Evropiane është t’i sjellë vlerat evropiane në Maqedoni, në shoqërinë tonë, dhe jo vetëm anëtarësimin formal në BE. Vlerësojmë se është e nevojshme që sistemi i arsimit të adaptohet. Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani para hapjes së së Kongresit ndërkombëtar studentor që për herë të katërt e organizon Universitetit ndërkombëtar ballkanik.

“Arsimi na përgatit për të ardhmen e cila është e paparashikueshme dhe prandaj fokusi duhet të vihet në stimulimin e kreativitetit tek të rinjtë. Kreativiteti është po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia për të lexuar dhe për të shkruar tek gjeneratat e reja, por edhe nevoja e mësimit të përjetshëm është një prej mënyrave se si në Evropë organizohet sistemi arsimor që të mundet të rinjtë të përgatiten për dinamikën e re të zhvillimit jo vetëm në teknologji, në përgjithësi në zhvillimin e shoqërisë”, tha Osmani.

Rektori i Universitetit ndërkombëtar ballkanik (IBU), Ismail Koçajusufugllu potencoi se studentët do të diskutojnë për tema të shkëlqyera në nivel akademik, shkencor, në mesin e së cilave si të ndërtohet paqja në botë.

Në kongresin e katërt ndërkombëtar të studentëve, i cili sot dhe nesër mbahet në Shkup, marrin pjesë mbi 80 studentë prej 35 vendeve të botës. Kongresi fokusohet në “Krijimin e botës së re në erën e globalizuar” , ndërsa studentët do t’i analizojnë aspektet ligjore, politike, ekonomike, sociale, psikologjike, arsimore, artistike dhe inxhinierike.

Osmani: Vlerat evropiane t

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button