Ministrja Deskoska ua uroi ditën ndërkombëtare mësimdhënësve

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të mësimdhënësve, 5 tetori, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska u dërgoi urim punonjësve të arsimit, ku cek se ata janë vegla thelbësore në procesin edukativo-arsimor dhe krijimin e gjeneratave të ardhshme të suksesshme, të cilat do të vazhdojnë ta udhëheqin vendin në rrugën drejt zhvillimit dhe prosperitetit të përgjithshëm shoqëroro-ekonomik.

“Ekipi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe unë personalisht si ministre e Arsimit dhe Shkencës, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e profesionit arsimues. Mu për këtë arsye, filluam proces të ndryshimeve të cilat do të thonë përmirësim i statusit shoqëror dhe dinjitetit të njerëzve të cilët zgjodhën të jenë mësimdhënës. Ndryshimet të cilat çojnë drejt arsimit më të mirë dhe më cilësor, do të krijohen dhe implementohen në bashkëpunim me Ju”, thekson Deskoska në urimin drejtuar mësimdhënësve.

Thekson se në fundjavën e kaluar, mësimdhënës morën pjesë në punëtorinë e parë, nga të shumtat, dedikuar për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm dhe se propozimet dhe vërejtjet e deritanishme, si dhe ato që do të arrijnë më vonë, do të shqyrtohen seriozisht dhe do të përfshihen në vendimet ligjore.

“Nxënësit tanë meritojnë arsim cilësor, ndërsa vendi ynë meriton të ardhme të suksesshme. Prandaj, shpresojmë se bashkëpunimi i afërt me Ju do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që së bashku, në mënyrë ekipore, ta hapim misionin fisnik për arsimim të të rinjve. Dëshiroj të shpreh falëdnerim të pakufishëm për të gjithë punonjësit arsimor për tërë angazhimin personal, kreativitetin e shprehur, sakrifikimin dhe përkushtimin drejt krijimit të gjeneratave të reja të cilat do ta ndërtojnë të ardhmen e këtij shteti”, thekson ministrja e Arsimit dhe Shkencës me rastin e Ditës ndërkombëtare të mësimdhënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button